Për një dhomë gjumi tek liqeni

Duke parë videon shpjegese të MVRDV në faqen online të Bashkisë së Tiranës, animacionin e kullave që lëviznin drejt ujit, si dhe shpjegimin e përfaqsueses së Bashkisë që mbronte projektin në emër të kushedi kujt (në emër të MVRDV-së? apo në emër të pronarëve dhe investitorëve privatë?) për të bindur publikun për një projekt që duket se nuk e ka dhe aq përzemër, më erdhi ndër mend një tregim i Mitrush Kutelit i quajtur “Lumi i Madh”. Continue reading

Advertisements

Sheshet e Tiranës

Botuar në ‘Gazeta Tema’ 10 Prill, 2008

Në emër të kujt? 

Rrugët janë penelat tanë. Sheshet telajot tona.” 

Kështu do të shpallte Majakovski, mbasi Lenini të kishte parashtruar planin e tij të famshëm për “propagandën monumentale” menjëherë pas revolucionit bolshevik më 1918-ën. Por dikur mund të kishte qënë fare mirë edhe motoja e fushatës së ngjyrave në Tiranë (ndoshta edhe sot!), sikur vetë ngjyrat të mos ishin shndërruar tashmë në një monotoni besdisëse, dhe qëllimi për efektin propagandistik në zhvillimin e turizmit dhe vitalizimin e qytetit të mos ishte zbehur nga prania e plehrave, dëndësia e tymrave dhe smogut që mbulon qytetin, dhe vlerat e tyre si prezantuese të kulturës lokale e ripërteritjes së saj, të mos ishin të dyshimta. Por koreografia, ngjyrat, dhe butaforia e Tiranës tashmë pak-kujt i intereson. Përtej ngjyrave, sot mbi qytetin dhe qytetarin si asnjëherë rëndon një pyetje tjetër: Cfarë do të ndodhë?

Continue reading

Status-quoja e një muzeumi

Botuar ne ‘Gazeta Tema’ 11 Janar, 2008 

Drejtori aktual i Muzeut Historik Kombëtar në një intervistë në gazetën Shekulli të datës 08, 01, 2008 ka hedhur idenë e heqjes së mozaikut që ndodhet në fasadën qëndrore në sheshin Skëndërbej të muzeut që ai drejton. Për këtë ai sjell gjithashtu disa argumenta, ku ndër më kryesorët janë vlerat ideologjike që përcon vepra dhe sensibiliteti i një pjese të kombit ndaj një periudhe e cila nuk mund të përfaqësojë gjithë historinë tonë. Continue reading

Tiranë – Durrës dhe një “vështrim i ri” rreth idesë së një metropoli shqiptar

Botuar ne ‘Gazeta Tema’ 28 Shtator, 2007

Prania në të njëjtin takim, që kishte si shqetësim të përbashkët zhvillimin urban të Tiranës, e liderit të opozitës kryebashkiak i Tiranës, e kryeministrit, dhe e kryetarit të shtetit është në thelb nje zhvillim pozitiv që i ndihmon si problematikës së Tiranës dhe politikës në një kuptim më të gjërë. Por përtej shprehjes së një vullneti poltik ky takim nuk ishte në gjëndje të garantonte me tëper. Dhe arsyeja është e thjeshtë: askush nuk ka qënë në gjëndje deri më sot të thotë pas shumë dështimesh se cila është rruga nëpër të cilën duhet të eci zhvillimi i urbanistikës, qoftë ky politikan apo profesionist.

Continue reading

Një “projekt” i fortë në dy gjuhë

Botuar ne ‘Gazeta Tema’ Shkurt, 2004

Kurorzimi i një aventure gjashtë mujore për të realizuar “brënda afatit” një projekt për qëndrën e Tiranës në datë 21 Shkurt 2004, një moment delikat ky për mazhorancën socialiste, padyshim që i nxori këtij projekti në pah karakterin propagantistik të tij, një vlerë të cilën gjithsesi ai nuk ishte përpjekur ta mbante të fshehur. Ky karakter i cili shfrytëzon momentet e vështira të cilat po përjeton shoqëria shqipëtare e përfshirë në dilema ekzistencialiste, përpiqet të fsheh të vërtetetat e hidhura të kësaj shoqërie dhe së bashku me të dhe të urbanistikës dhe arkitekturës shqipëtare. I mbingarkuar me doza të tilla vlerësimi si “Europianizimi” ose sic thuhet rëndom “bërja më në fund e Tiranës një kryeqytet Europian” (a thua se Shqipëria është shtet Afrikan?,) ai përbën në fakt më shumë sesa propagandë, sidomos kur thuhet nga një qeverisje që është e gatshme ta lejë Shqipërinë përjetësisht jashtë këtij komuniteti. Continue reading

Tirana drejt një perspektive të re

Botuar ne ‘Gazeta Tema’ Shtator, 2003

Përgjatë periudhës dymbëdhjetë vjeçare pas rënies së sistemit totalitar, struktura e Tiranës me gjithë transformimet e mëdha sociale, demografike, apo kulturore ka ndryshuar shumë pak dhe ende ka një perspektivë të paqartë. Megjithëse qyteti ka kaluar në disa faza (ose më saktë në dy faza) duke nisur nga periudha e shpërfytyrimit, në atë të rikthimit të kohës përtej shpërfytyrimit, tregjet, transporti, banimi, muzeumet, teatrot, parqet janë dhe vazhdojnë të konceptohen po ato të dymbëdhjetë viteve më parë. Strukturat e tregjeve, të banimit, apo të transportit nuk kanë ndryshuar. Ato vetëm se po përqendrohen dhe dendësohen brenda strukturave ekzistuese duke i kthyer ato problem në vetvete. Continue reading