Kriteret e një planifikimi të “papërshtatshëm”

Planifikimi si katalist shoqëror

 

“Në kulmin e debateve dhe shqetësimeve mbarëbotërore për krizën ekonomiko-financiare dhe pasojat e saj, në Shqipëri harxhojmë pothuajse tërësisht energjitë politike e sociale për ligjin zgjedhor, ruajtjen e votës, legjitimitetin e përfaqësimit, etj. Në kulmin e nevojës për të konsoliduar demokracinë shumë shpesh “humbasim” në problematika specifike biznesi, qofshin këto modeste dhe të parëndësishme për fatet e ekonomisë kombëtare në momentin e dhënë. Duket sikur jemi të pa fokusuar dhe të çekuilibruar përballë sfidave të zhvillimit ekonomiko-social dhe raporteve të saj me funksionimin e një demokracie reale.”

 

Ardian Civici  “Zgjedhja e vështirë: Kapitalizëm apo Demokraci”

 

Nëse politikat e palnifikimit, sikurse edhe të gjitha politikat, deri dje bëheshin me “direktiva nga lart”, bëhën edhe sot në të njëjtën mënyrë: nëpërmjet “direktivave” të sistemit të tarafeve, interesave të ngushta legjitime ose jolegjitime të bizneseve, duke anashkaluar shpesh edhe strukturat ligjore. Rrjedhimisht modelet që kërkojnë transparencë hasin në vështirësinë e fshehtësisë që nënkupton kultura e grupit dhe e klanit, modelet që kërkojnë vendime gjthëpërfshirëse hasin në bllokimin e tyre nga  grupet e interesit, problemet që kërkojnë njëtrajtëshmëri në zgjidhje hasen në mënyrën selektive të aplikimit të ligjit etj… Dhe gjersa të jetë kështu sistemet politike përfundojnë natyrshëm në oligarki, kurse ato ekonomike ne monopole; demokracia nuk e kryen me rolin e saj gjthëpërfshirës kurse sistemi financiar e humbet karakterin e vet egalitar (barazinë në konkurrencë); dhe së fundi sistemet politike (demokracitë) dhe ato ekonomike nuk janë më dy “binjakë identikë” (nëse do mund të përdor një metaforë po të Civicit nga “Zgjedhja e vështirë: Kapitalizëm apo Demokraci”). Continue reading

Advertisements