Pushteti 48-të orësh i “naivëve”

“Ah sikur të vijë në fuqi një Qeveri që do të ndalojë me dorë të hekurt ndërtimet pa leje dhe të bllokojë shkatërrimin e mjedisit, të anulojë licencat e shfrytëzimit të lumenjve dhe të guroreve, të ndalojë makinat të parkojnë në trotuar dhe parqet të mbushen me pallate, të ndalojë fshatarët të presin pyjet dhe qytetarët të djegin plehrat… Çdo të ndodhë pas kësaj? Asgjë, një Qeveri e tillë do të bjerë brenda 48 orëve.”

…thotë Artan Lame – ish – Drejtor i Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës, ish – nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, ish-zëvendësministër i Territorit dhe Turizmit (poste të mbajtura gjatë tetë vjetëve të qeverive Socialiste) – në një shkrim të vetin të titulluar “Shkatërrimi i sistemit” botuar në Gazeta Shqip, 02, 02, 2009. Ç’të jetë kjo hata vallë që na i rrëzoka qeveritë për 48 orë? Qeveritë tona nuk kanë mundur t’i rrëzojnë kaq shpejt (apo fare?) as Gërdeci, as Otranto, as piramidat, as pushtimi i institucioneve, as djegjet, as plaçkitjet, as hetimet parlamentare, as Fazlliçët, as hetimet e bujshme në prokurori, as lufta me gjykatat, as ajo me ndërkombëtarët, dhe as skandalet me Bankën Botërore! Dhe këtu po flas vetëm për vitet e “demokracisë liberale” sepse revolucionet, rrebelimet, uzurpimi i institucioneve me çfarëdo lloj mjeti, dhe ajo e famshmja, që aq lehtë e anashkalon Lame, qëndrimi me të gjitha mjetet në pushtet, kanë qënë pjesë e historisë së pushtetit në Shqipëri që kur nuk mbahet mend.

Continue reading

Terapi për shock-un

Planet rregulluese, përtej të qënurit masa kufizimesh të ngurta, fshehin ose kanë potencialin e të qënurit strategji e politika me efekte mbi cilësinë e jetës në fusha si: shëndetësi, kulturë, edukim, dhe rrjedhimisht mbi ekonomi dhe politikë. Në ekonomin e tregut të lirë, ku është konkurenca dhe kokëfortësia e shifrave të përcaktuara nga forcat e tregut dhe jo planifikimi që dominon të ardhmen, planet rregulluese tërheqin (ose duhet të tërheqin) interesin si të qytetarit dhe të atyre që përftojnë politika makroekonomike, rregullore mjedisore apo energjitike, strategji të zhvillimit industrial apo të politikave për turizmin etj…. Në këtë kuptim këto plane bashkojnë nga njëra anë përpjekjet shoqërorë për zhvillim dhe në anën tjetër interesat e individit dhe qytetarëve, ç’ka i bën ato pa frikë të quhen planet e mbarëvajtjes shoqërore.

Continue reading

Kriteret e një planifikimi të “papërshtatshëm”

Planifikimi si katalist shoqëror

 

“Në kulmin e debateve dhe shqetësimeve mbarëbotërore për krizën ekonomiko-financiare dhe pasojat e saj, në Shqipëri harxhojmë pothuajse tërësisht energjitë politike e sociale për ligjin zgjedhor, ruajtjen e votës, legjitimitetin e përfaqësimit, etj. Në kulmin e nevojës për të konsoliduar demokracinë shumë shpesh “humbasim” në problematika specifike biznesi, qofshin këto modeste dhe të parëndësishme për fatet e ekonomisë kombëtare në momentin e dhënë. Duket sikur jemi të pa fokusuar dhe të çekuilibruar përballë sfidave të zhvillimit ekonomiko-social dhe raporteve të saj me funksionimin e një demokracie reale.”

 

Ardian Civici  “Zgjedhja e vështirë: Kapitalizëm apo Demokraci”

 

Nëse politikat e palnifikimit, sikurse edhe të gjitha politikat, deri dje bëheshin me “direktiva nga lart”, bëhën edhe sot në të njëjtën mënyrë: nëpërmjet “direktivave” të sistemit të tarafeve, interesave të ngushta legjitime ose jolegjitime të bizneseve, duke anashkaluar shpesh edhe strukturat ligjore. Rrjedhimisht modelet që kërkojnë transparencë hasin në vështirësinë e fshehtësisë që nënkupton kultura e grupit dhe e klanit, modelet që kërkojnë vendime gjthëpërfshirëse hasin në bllokimin e tyre nga  grupet e interesit, problemet që kërkojnë njëtrajtëshmëri në zgjidhje hasen në mënyrën selektive të aplikimit të ligjit etj… Dhe gjersa të jetë kështu sistemet politike përfundojnë natyrshëm në oligarki, kurse ato ekonomike ne monopole; demokracia nuk e kryen me rolin e saj gjthëpërfshirës kurse sistemi financiar e humbet karakterin e vet egalitar (barazinë në konkurrencë); dhe së fundi sistemet politike (demokracitë) dhe ato ekonomike nuk janë më dy “binjakë identikë” (nëse do mund të përdor një metaforë po të Civicit nga “Zgjedhja e vështirë: Kapitalizëm apo Demokraci”). Continue reading

Për një dhomë gjumi tek liqeni

Duke parë videon shpjegese të MVRDV në faqen online të Bashkisë së Tiranës, animacionin e kullave që lëviznin drejt ujit, si dhe shpjegimin e përfaqsueses së Bashkisë që mbronte projektin në emër të kushedi kujt (në emër të MVRDV-së? apo në emër të pronarëve dhe investitorëve privatë?) për të bindur publikun për një projekt që duket se nuk e ka dhe aq përzemër, më erdhi ndër mend një tregim i Mitrush Kutelit i quajtur “Lumi i Madh”. Continue reading

Ruthless MVRDV

MVRDV winning scheme on the urban design competition organized by Municipality of Tirana

 

Darcy Frey, in his article “Crowded House”, as he was introducing the MVRDV to the readers of The New York Times Magazine on the June 8 issue, in anticipation of the relatively new architecture firm success from a 2002 perspective asks the question:

 

“Who were these Dutch upstarts? And in the so-called real world, would anything actually become of their grand, improbable visions?”

  Continue reading

Çfarë Mjedisi?

Nëse mund të përmendet nje filozof i vetëm që ka ndikuar posaçërisht në lëvizjet moderne mjedisore dhe civile ai patjetër është Henry David Thoreau natyralist dhe filozof amerkikan i shekullit te 19-të, formulues i nocioneve të rezistencës civile paqësore, dhe partizan i individualizmit dhe të drejtës së tij për t’i rezistuar abuzimit të pushtetit. Continue reading

Dilema e Mjedisorëve

Nëse ekziston ndonje dilemë në përpjekjet vizionare të mjedisoreve sot, padyshim më kryesorja është ajo e përzgjedhjes midis zhvillimit dhe ruajtjes. Është përqasja ndaj kësaj dileme ajo që i kushtëzon edhe modelet, qofshin këto të huazuara apo të improvizuara, që u jep aktorëve mundësinë për të negociuar apo mosnegociuar, dhe që vlerësohen nga publiku pikërisht në varësi të zgjidhjes së kësaj dileme. Duhet pohuar që në fillim se problemet, si ato të mjedisit ashtu edhe ato të zhvillimit, në Shqipëri hasen mjaft të mprehta dhe emergjente, dhe rrallë lënë kohë për të reflektuar për zgjidhjet më të mira. Ndaj ato janë shpesh të destinuara të instrumentalizohen për interesa që nuk kanë të bëjnë as me zhvillimin dhe as me mbrojtjen e mjedisit. Continue reading

Demokraci kjo, or tunjatjeta: ujë ti, ujë unë e së bashku gjol i madh!

Roli i kritikës së mirëfilltë nuk është ai denoncimit në vetëvete, as edhe kundërvënia ndaj ndonjë autoriteti, institucioni, individi apo opinionit në përgjithësi. Pëkundrazi, mendoj se ajo ka si funksion të adresoj problematikën e katalizatorit për ndryshim në shoqëri. Për këtë qëllim ajo mund të përdori mjete të tilla që variojnë që nga përimtimi (analiza) e realitetit social, ekonomik apo politik dhe deri tek përdorimi i miteve si struktura identitare. Për shembull libri më i fundit i Ben Blushit ‘Të jetosh në ishull’ mund të konsiderohet si kritikë ndaj shoqërisë, ose të paktën, e pranuar gjithësesi si e tillë, qoftë nga mbështetesit e veprës edhe nga “kritikët” apo “denoncuesit” e saj. Continue reading

Albanian muckraker

Hiding faces, “Bevis Fusha / Anzenberger Agency”

Jacob Riis, the influential photographer of nineteenth century New York, is not simply know for being among the first to use flash powder in photography, allowing him to penetrate the dark spaces of the tenement housing and lodgings, and to record the living conditions of the poor and emigrants. He is also known for influencing, as well as being supported by a class of influential people, and would be politicians of the time, giving birth to political movements that will change drastically the legislation on welfare, and urban landscape of New York.

Continue reading